Vendimi i pak kohëve më parë i qeverisë greke për të kthyer ishullin e vogël në Jon, Othonoi, nga një avan-post i vogël ushtarak për ruajtjen e kufirit, në një bazë ushtarake detare, po trazon ujërat me Shqipërinë.
Ishulli i vogël që nga shqiptarët e Jugut njihej si “Shkëmbi”, është përball Himarës dhe Borshit, por për nga rëndësia gjeostrategjike që ka, dominon të gjithë hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Gjeneral Piro Ahmetaj ka reaguar sot për këtë vendim të Athinës zyrtare, duke përforcuar mendimin e tij, lidhur me të drejtën e zgjerimit të Greqisë në ujërat territoriale.
Ai e shikon lajmin, nëse do të rezultonte i vërtetë, për prezencën e forcave ushtarake greke në Othonoi, në ishullin përballë Shqipërisë, një vendi anëtar të NATO-s, si një provokim.
Ahmetaj shkruan sot në rrjetet sociale:
“Përtej të drejtës se medias për “temperaturën e titujve” duhet të qartësoj:
- Besoj dhe uroj që të jenë “të pavërteta” qoftë: (a) planifikimi për të rritur prezencën në Othonoi;qoftë (b) edhe citimi nga gazeta “TA NEA” i Kryeministrit Mitsotakis se “vendi i tij fillimisht do të zgjerojë 12 milje, sipërfaqen e ujërave territoriale dhe më pas të shkojë në gjykatë!”
- Ndërsa nësë çdo shtet mundet të bëjë “ç’të dojë në tokat e veta!”, nënvizoj se kjo i takon një qasje që Greqia në 1952 dhe Shqipëria në 2009 e kanë lenë pas me kohë dhe me vakt!
- Në të kundert, masat e mirëbesimit reciprok; largësitë e vendosjes së kapaciteteve; rritja e prezencës dhe stërvitjet ushtarake, etj në kufijtë ndërshteterore janë në themelet e Marreveshjes së Ëashingtonit si dhe të mirë-përcaktuara në direktivat e miratuara nga të gjitha vendet e NATO-s!”
/GazetaReforma.com/