Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Tom Dedaj, i akuzuar për korrupsion.
Dedaj është dënuar në Gjykatën e Shkallës së parë për akuzën e veprave penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorit ose funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Hetimet në lidhje me çështjen, kanë nisur pas publikimit të një video investigative, ku supozohet se i pandehuri Fation Zeqja për të marrë kamionin e tij të sekuestruar me dru, tentoi t’i jepte 200 mijë lekë prokurorit.