Ai njihet si një njeri karizmatik të cilit i peshon fjala, si dhe shquhet për look-un e tij elegant, si një xhentëllmen i vërtetë njujorkez, por këtë herë fati nuk ka qenë në anën e tij.
Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i New York-ut, aktualisht avokati i famshëm i Presidentit amerikan, Donald Trump, është gjendur në momente sikleti dhe vështirësie gjatë mbajtjes së një konference për shtyp në Washington D.C.
Avokat Giuliani, u bë fatkeqësisht kryelajm në mediat ndërkombëtare për arsyet e gabuara. Ai u djersit kaq shumë përpara gazetarëve, sa nisi t’i rridhte edhe boja e flokëve.
Kamerat dhe fotoreporterët e pikasën këtë çast dhe pamjet u bënë menjëherë virale dhe “dogjën” rrjetin. Për më tepër, në audio dëgjohet një person teksa thotë: “Po i bie boja e flokëve në fytyrë”.
Duke u munduar të fshihej i sikletosur nga ajo që po i ndodhte, gjithsesi Giuliani përsëriti sërish pretendimet se, zgjedhjet janë të manipuluara dhe se Donald Trump është fitues.
/Burimi: Daily Mail/ Përktheu: GazetaReforma.com/