Lufta me “armikun e padukshëm” nuk po fal as ata që janë nën armë dhe po m mundohen që të “disiplinojnë” edhe qytetarët.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është “i godituri” i radhës nga infektimi me Covid-19.
Mësohet se drejtori Veliu, ka marrë vesh sot rezultatet e tamponit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka shfaqur simptoma të Covid-19 dhe po merr trajtimin mjekësor në shtëpi.
Në vend të Veliut, drejtimin e policisë e ka marrë Zv.Drejtori, Albert Dervishi. Ky i fundit do të kujdeset përkohësisht për strukturën e policisë, derisa Ardi Veliu të shërohet dhe të rikthehet në detyrë.
Ditën e djeshme, në vendin tonë është shënuar një rekord i numrit të rasteve të reja me Covid, ku janë konfirmuar pozitiv 786 persona, dhe kanë humbur jetën 11 të tjerë. Në total në Shqipëri, kanë ndërruar jetë 637 pacientë.
/GazetaReforma.com/