Korrupsioni dhe drejtësia kanë sjellë sot në Tiranë një prej ministrave më aktiv të qeverisë italiane, atë të Jashtëm, Di Maio, i cili pritet të ketë në vend një axhendë të ngjeshur sot.
Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, ka ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në tryezën që ka organizuar Ministria e Drejtësisë, për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi.
Nga sa mësohet, Di Maio, gjithashtu do të ketë takime edhe me politikanët kryesorë shqiptarë.
“🇦🇱 | Sapo mbërriti në Shqipëri për një vizitë institucionale Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio. Në program takime me autoritetet shqiptare dhe një tryezë e rrumbullakët me Ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me temë ‘Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë’”,- bën të ditur Ambasada italiane në Tiranë.
“Ministri Luigi Di Maio është sot me një mision në Tiranë, për një orar të ngjeshur takimesh me zyrtarët kryesorë institucionalë në Shqipëri”,- njoftoi nga ana tjetër ministria e Jashtme Italiane.
/GazetaReforma.com/