Skip to content
Të Gjitha

Kohë e kthjellët dhe me… Parashikimi i motit për ditën e enjte 19 nëntor 2020

· 1 min lexim

Dita e enjte në vend përgjithësisht do të mbizotërojë me mot të qëndrueshëm, i kthjellët me kalime vranësirash të pakta e mesatare në zonat malore.

Përgjatë luginave në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, do të shfaqet mjegulla e mjegullina lokale.

Era do të fryjë nga kuadrati i Veriut e lehtë dhe mesatare në bregdet. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore 1°C deri në 12°C

Zonat e ulëta 6°C deri në 21°C

Zonat bregdetare 8°C deri në 20°C

Ju urojmë të kaloni një ditë të mbarë!

/GazetaReforma.com/