Në vende si Shqipëria ka ende nostalgjik të rrëgjimit të vjetër të komunizmit, madje edhe ithtarë që shpresojnë se një ditë ai sistem do të kthehet të sundojë.
Por shtete të zhvilluara të Europës që e kanë lënë pas të kaluarën e zezë komuniste dhe kanë nisur rrugën e pandalshme të zhvillimit dhe prosperitetit, ditën e rënies së “Perdes së hekurt” e përkujtojnë me festime.
E tillë është edhe Çekia, një prej ish-vendeve të “Bllokut të Lindjes” që në vitin 1989 rifitoi lirinë pasi vendosi të shporrë regjimin totalitar.
Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore Çeke, Stanislav Pribyl, u bëri thirrje famullive në republikën Çeke t’u bien në një kohë, të gjitha kambanave të kishave të martën, më 17 nëntor në orën 5 pasdite për 11 minuta, në përkujtim të shembjes së regjimit komunist më 17 nëntorit 1989.
“Pas disa ditësh ne do të përkujtojmë 31-vjetorin e rënies së regjimit komunist dhe hyrjen në një shoqëri të lirë. Gjithashtu këtë vit, ne duam ta përkujtojmë këtë ditë duke i rënë kambanave të kishave.
Në emër të Presidentit të Konferencës së Ipeshkvijve çekë, Kryepeshkopit Jan Graubner, unë i bëj thirrje klerit që kambanat e kishave të bien për disa minuta të martën, 17 nëntor në orën 17:11 minuta, si një kujtesë e ngjarjeve të nëntorit 1989”,- thotë Stanislav Pribyl në thirrjen e tij.
Prandaj mund të supozohet se, shumica e famullive do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj sfide, që nga Vatikani u cilësua “një nga këngët më të bukura që ka kënduar ndonjëherë Evropa, kjo e kambanave çeke, kënga e lirisë”.
/GazetaReforma.com/