Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Viktimat e Holokaustit/ Meta: “Jo më veprime çnjerëzore”

12:08 27/01/2019
Reading Time: 3 min lexim

Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, u zhvillua sot paradite ceremonia e shpalljes së Shqipërisë “Shtëpi të Jetës” nga Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” që u kurorëzua me përurimin e pllakatit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës për viktimat e Holokaustit.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të shumtë ku ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael, ministra, krerë të bashkësive fetare si dhe familje shqiptare që kanë shpëtuar dhe mbrojtur hebrenjtë gjatë Holokaustit, Presidenti Meta theksoi:

“Dëshiroj të përgëzoj e të falënderoj Fondacionin Ndërkombëtar ‘Raoul Wallenberg’ për shpalljen e Shqipërisë ‘Shtëpi të Jetës’. Kjo ngjarje, jashtëzakonisht kuptimplote, nderon dhe respekton të gjithë shqiptarët. Në mënyrë të veçantë ky akt nderon ata burra dhe gra shqiptare, që të udhëhequr nga kodi ynë shumëshekullor zakonor i mikpritjes dhe Besës, nën parimin se ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’, strehuan bujarisht e pa u kursyer, vunë në rrezik jetën e tyre dhe atë të familjeve, duke shpëtuar nga përndjekja dhe shfarosja e sigurt, qindra e mijëra hebrenj gjatë Holokaustit, njërës prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Shqipëria, edhe pse një vend nën pushtimin nazist, është cilësuar si një “parajsë tokësore dhe strehë shpëtimtare” jo vetëm për qytetarët e saj hebrenj, që ishin gati 200, por edhe për ata hebrenj të cilët lanë shtëpi e katandi anembanë Europës, për të shpëtuar kokën, familjet dhe fëmijët e tyre nga “Zgjidhja përfundimtare” e shtazërisë së pamëshirshme hitleriane. Muzeu i Jad Vashemit në Jeruzalem ka vërtetuar historikisht se Shqipëria u bë shtëpia e përkohshme e atyre, të cilët ishin arratisur nga vatrat e veta, dhe i vetmi vend evropian që në territoret e veta numëronte në vitin 1945, dhjetëfishimin e hebrenjve në krahasim me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, më 1939-n. Talmudi, libri i shenjtë i hebrenjve, mëson: ‘Të shpëtosh qoftë edhe një jetë të vetme njerëzore, është njësoj sikur ke shpëtuar botën mbarë!’”

Ndaj Fondacioni Ndërkombëtar ‘Raoul Wallenberg’, që mban emrin e një diplomati të jashtëzakonshëm e zemërmadh, njeh dhe vlerëson aktin e pashembullt humanist dhe fisnik të popullit shqiptar, duke e shpallur vendin tonë “Shtëpi të Jetës”, nëpërmjet vendosjes simbolike të pllakatës që po përurojmë sot në Tiranë. Nëpërmjet këtij akti solemn, ne jo vetëm i bëjmë sërish me dije gjithë njerëzimit historinë frymëzuese dhe unike të bashkatdhetarëve tanë, por edhe zotohemi që këtë trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore t’ua përçojmë e t’ua mësojmë edhe fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë pas. Fatkeqësisht ne u bëmë, vetëm dy dekada më parë, dëshmitarë të masakrave në Ruanda, në Bosnje e Hercegovinë, dhe për më tepër, të masakrave dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës.

Genocide dhe veprime të tilla çnjerëzore ndaj kujdo që i përket një feje, etnie apo kombësie të ndryshme, nuk mund të ndodhin dhe mbi të gjitha, nuk duhen lejuar të ndodhin kurrsesi në botën ku jetojmë të gjithë sot! Kurrë më!. Ky është apeli i të mbijetuarve të Holokaustit, disa prej të cilëve shpëtuan në këtë truall, pikërisht falë shpirtit altruist të shqiptarëve dhe ky është edhe mesazhi ynë sot, nga Tirana, kryeqendra e ‘Shtëpisë më të re botërore të Jetës!’” – u shpreh Presidenti Meta.

Të lidhura

Nën masa të rrepta sigurie, skuadra serbe largohet nga Rinasi
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, skuadra serbe largohet nga Rinasi

Kombëtarja e Serbisë është larguar sot nga Shqipëria, duke u nisur nga aeroporti i Rinasit nën masa të forta sigurie....

10:43 08/06/2025
Përplasen disa makina në autostradë, përfshihet nga flakët një “Opel”
Aktualitet

Përplasen disa makina në autostradë, përfshihet nga flakët një “Opel”

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku disa automjete janë përplasur. Si pasojë...

10:26 08/06/2025
Para

Tiranë/ Policia në aksion, 7 të arrestuar dhe 3 armë zjarri të sekuestruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nën masa të rrepta sigurie, skuadra serbe largohet nga Rinasi

Nën masa të rrepta sigurie, skuadra serbe largohet nga Rinasi

10:43 08/06/2025
Përplasen disa makina në autostradë, përfshihet nga flakët një “Opel”

Përplasen disa makina në autostradë, përfshihet nga flakët një “Opel”

10:26 08/06/2025
Asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit, Sylvinho sqaron mungesën e Asanit

Asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit, Sylvinho sqaron mungesën e Asanit

10:10 08/06/2025
Përplasja Trump-Musk sjell krizën më të madhe ndonjëherë në NASA, ç’thonë ekspertët

Përplasja Trump-Musk sjell krizën më të madhe ndonjëherë në NASA, ç’thonë ekspertët

09:49 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.