Skip to content
Të Gjitha

Ish-deputeti i opozitës shoqërohet në polici për maskën

· 1 min lexim

Policia hakmerret ndaj ish-deputetit të opozitës Kastriot Islami, duke e shoqëruar në polici se u gjet pa maskë.

Burime të policisë thanë se Islami u shoqërua, pasi nuk ka respektuar rregullat e vendosura nga qeveria, ndaj pandemisë së koronavirusit.

Mbajtjen e maskës në publik nga ana e qytetarëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19 është vendosur nga qeveria me detyrim dhe sanksionohet me gjobë.

Islami është shoqëruar nga efektivët e Komisariatit numër 2 në kryeqytet, megjithëse ai është peron publik i njohur dhe mund të pritej gjoba në vendin ku u konstatua kundërvajtja.

/GazetaReforma.com/