Vdekja e zv.ministrit të Diasporës në Kosovë, Arian Daci, ka shkaktuar jo pak hidhërim. Ditën e sotme Daci ka humbur jetën tragjikisht në Brezovicë si pasojë e një orteku dhe bëhet me dije se varrimi do të bëhet të dielën, 27 janar në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan.
Gjithashtu ditën e nesërme janë parashikuar edhe homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 10:30 deri në 11:45.
Vdekja e Dacit ka sjellë jo pak hidhërim si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ku zyrtarë të lartë i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes.