Pas një fitoreje në një ndeshje miqësore me Kosovën, Shqipëria do të luajë nesër kundër Kazakistanit në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në prag të kësaj ndeshjeje trajneri i Kombëtares shqiptare, italiani Edi Reja, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka treguar objektivat e tij.
Tekniku italian u shpreh se është i kënaqur me debutuesit, ndërsa për rastet e shpërdoruara ai u shpreh se, duhet që lojtarët të jenë më konkret përpara portës.
Sipas Rejas, skuadra shqiptare i ka të gjitha mundësitë për të dalë e para në grupin “C4” të Ligës së Kombeve, por ai kërkoi nga lojtarët që të jetë më konkretë.
“Në këto dy ndeshje që kemi goli duhet bërë dëshira jonë është të fitojmë ndeshjet të arrijmë mundësisht vendin e parë, i kemi mundësitë dhe është qartë se për ta bërë duhet të konkretizosh, duhet të jesh shumë korrekt, mbi të gjitha para porte”,- tha ai.
Kurse kapiteni Etrit Berisha, në sfidën kundër Kazakistanit, tha se ndeshja është e rëndësishme, por skuadra nuk ka presion.
Edi Reja foli edhe për vazhdimësinë e tij si trajner i kombëtares shqiptare të futbollit. Ai tha se, FSHF ka një kontratë, dhe me presidentin Duka ka rënë dakord për një program prej 2 e më shumë vitesh.
Sipas tij e ardhmja e trajnerëve varet nga rezultatet, por vullneti është për të vazhduar.
/GazetaReforma.com/