Presidenti i SHBA, Donald Trump, ndërkohë që ishte ende nën ethet e fushatës elektorale përpara zgjedhjeve, vetëm disa javë përpara votimeve të 3 nëntorit, u infektua me koronavirus.
Mirëpo stafi i tij mjekësor ia doli që ta shërojë në një kohë rekord presidentin. Sipas ekspertëve mjekësor të Shtëpisë së Bardhë, Trump u trajtua me një kurë që kushton mbi 1 milionë euro.
Ky mjekim sipas deklaratave të mjekëve, u jepet shumë pak personave, ndërsa shtojnë se ky lloj mjekimi është vetëm për një “super-njeri”.
Ndër të tjera ekspertët kanë thënë se presidentit Trump iu dha një dozë e bollshme anti-trupash monoklon, ilaç që bllokon virusin kur hyn në gjak dhe në këtë mënyrë Covid-19 nuk mund të shkaktojë dëme në organizëm./GazetaReforma.com/