Vatikani ka nisur që të reagojë në formën e tij ndaj pandemisë së koronavirusit, duke dhënë një shenjë shprese për të krishterët dhje jo vetëm.
Ka qenë vetë Papa Françesko që me bujarinë e tij edhe në kohërat më të vështira, si periudha që ndodhet bota tani për shkak të Covid-19, ka kryer një akt human.
Në një deklaratë Vatikani zyrtar është shprehur se, do të dhurojë teste Covidi falas për njerëzit e pastrehë.
Sipas njoftimit, do të kryhen ditë për ditë për një kohë të pacaktuar 50 teste në ditë për njerëzit e pastrehë dhe me pamundësi financiare.
Testet do të kryen në një klinikë të posaçme pranë sheshit “Shën Pjetri” në Vatikan, Romë. Personave që u rezulton tamponimi pozitiv, do të dërgohen për trajtim të mëtejshëm, ndërsa të tjerët që rezultojnë negativ, do të shoqërohen në një strehë.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 1,066,401 persona, ndërsa 43,589 kanë humbur jetën.
/GazetaReforma.com/