Bojken Lako ka rrëfyer për herë të parë varësinë me alkoolin në një intervistë për emisionin “Thumb”.
Ai ka refuzuar të pijë alkool në bar-in e emisionit duke treguar se ka tashmë 6 muaj që e ka lënë atë.
Sigurisht përveç kësaj, Bojken ka rrëfyer edhe një histori përsa i përket marrëdhënies me alkoolin dhe a ka pasur ndonjëherë probleme.
“Do pi diçka pa alkool, sepse e kam lënë për të bërë një pastrim. Kam menduar ta lë për fare dhe në këtë moment që jam ndihem shumë mirë. Unë nuk jam në nivelin e alkoolizimit në kuptimin teknik dhe fizik të fjalës por ndonjëherë vinte një pikë që më pritej filmi.
Në vitin 2006 kam thyer edhe një rekord, isha me shok dhe kam pirë 12 dopjo vodka me cola për një kohë as shumë të gjatë,por as shumë të shkurtër. Pas kësaj vetëm me të pyetur i kam marrë vesh situatat.” /iconstyle.al/