Ka bërë të paktën katër herë brenda një dite testimin për COVID-19, por në fund ai ka mbetur jashtëzakonisht i shokuar me rezultatin e përfituar…
“Ky është pa diskutim një mashtrim i madh që po na bëhet…”,- kashtu mësohet të ketë deklaruar miliarderi amerikan Elon Musk, shpikësi i programit satelitor “Treni satelitor”, raporton sot “Daily Mail”.
Miliarderi i cili gjatë muajve të karantinës globale mars-prill çuditi gjithë Europën me trenin e satelitëve që kalonin në qiejt tanë, pretendon se ka bërë dje katër herë testime për koronavirusin brenda një dite.
Por ai ka mbetur i shokuar dhe mosbesues pasi në dy raste ka dalë pozitiv, në një kohë që në dy raste të tjera doli negativ.
Ai u shpreh për mediat prestigjioze se testimet i ka bërë me të njëjtën pajisje. Bëhet fjalë për disa testimet të shpejta nga kompania “BD”, që pretendojnë se e nxjerrin rezultatin brenda 15 minutash.
“Një mashtrim i madh po ndodh me ne…”,- tha miliarderi Musk, i cili pasi ka ngelur i zhgënjyer ka hedhur dyshime të mëdha mbi gjithë pandeminë dhe “lojën e mjekimeve” që sipas tij po i bëhet popullatës globale.
Ai u tha ndjekësve të tij në rrjetet sociale se, ka simptoma të ftohjes. Musk i paralajmëroi ndjekësit për rezultatet kontradiktore: “Nëse ky mashtrim më ndodh mua, sigurisht u ndodh edhe të tjerëve”.
Kujtojmë se, Musk pati sulmuar qeverinë amerikane për izolimin e marsit, duke e quajtur një budallallëk, por edhe sponsorizuesit e programeve të vaksinave një ndër të cilët edhe Bill Gates.
Më tej ai ka deklaruar se, fëmijët e tij janë imunë ndaj këtij virusi. Ai e ka nënvlerësuar vazhdimisht koronavirusin, duke e konsideruar atë si një “mashtrim global”, në një seri komunikimesh.
/Burimi: Daily Mail/ Përktheu: GazetaReforma.com/