Ditën e sotme ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka zhvilluar një interpelancë me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Greqi të shtypit dhe mediave shqiptare dhe ekspertë të fushës, të interesuar për shërbimin konsullor për komunitetin shqiptar në Greqi, në situatën e pandemisë.
Gjatë fjalës së tij Cakaj tha se tha se ndryshe nga më parë për të aplikuar për pasaporta dhe kartë identiteti nuk pritet më 6 apo shtatë muaj.
“Për aplikim pasaporte dhe kartë identiteti nuk pritet më 6 apo 7 muaj, por kemi arritur të merret për 3 apo 5 ditë maksimumi.Janë lehtësuar procedurat për aplikim për mjet identifikimi. Kem shtuar informimin nëpërmjet platformës ambasada ime. “
Ndërkohë në lidhje me martesat ai tha se duhet të reskpektojmë ligjet ashtu siç janë edhe pse jetojmë në kohë pandemie.
“Kur martohet një shqiptar me një shtetas grek, duhet të vijnë në Shqipëri patjetër, pasi ashtu e kërkon edhe ligji grek. Në këtë rast nuk kemi çfarë bëjmë. Ndërsa kur martohen dy shqiptarë s’ka problem, mund të marrin të gjithë asistencën e ambasadës.Ligji për bashkimin familjar ka shkaktuar pakënaqësi. Jemi duke jetuar në rrethana të jashtëzakonshme. Kjo nuk është një masë vetëm për shqiptarët por një praktikë e përgjithshme që po e zbaton shteti grek. Po punojmë për të filluar sa më parë me lëshimin e vizave që mundësojnë edhe bashkimin familjar,” tha Cakaj.