Skip to content
Të Gjitha

Sinoptikanët flasin për temperaturat në ditët në vazhdim. Ja si parashikohet koha

· 1 min lexim

Shqetësimi kryesor në këtë periudhë është padyshim sesi do të vazhdojnë temperaturat.

Sipas sinoptikanëve mbrëmja e sotme dhe dita e nesërme pritet të ketë reshje të dobëta thuajse në të gjithë vendin, por ndryshe paraqitet situata në qarkun e Kukësit dhe të Dibrës, ku reshjet do të jenë mesatare, kryesisht gjatë mesditës.

Sinoptikanët lajmërojnë se fundjava ka për të sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje, e cila do të jetë  më e ndjeshme gjatë fundjavës.

Në zonat malore mbi 600 m reshjet pritet të jenë në formë dëbore (në veri-lindje ato mund të zbresin deri në 300 m).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet:  5 / 11 °C

në vendet e ulëta: 3 / 11 °C

në vendet malore: -2 / 3 °C

Era

Nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën jugore dhe mesatare deri e fortë në pjesën veriore të territorit.