Italia ka shënuar një tjetër rekord negativ, ku vala e dytë e pandemisë po rikthen situatën e rëndë dramatike të përjetuar gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë italiane, sot është shënuar një rritje e madhe si e rasteve të reja të infektimeve me koronavirus dhe numri i vdekjeve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 32,961 raste të reja me Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 623 pacientë.
Numri total i rasteve në Itali: 1,028,424
Numri total i viktimave: 42,953
Të shëruar: 372,113
Raste aktive: 613,358/GazetaReforma.com/