“Sputnik V” është vaksina ruse kundër koronavirusit e cila po konsiderohet si një “zgjedhje efikase” për të ndaluar përhapjen e pandemisë, thonë autoritetet ruse.
Kjo vaksinë vjen në një kohë kur shifrat e të infektuarve me Covid-19 po rriten në gjithë botën. Ndërkohë që dy ditë më parë kompania “Pfizer” dhe “BionTech” kanë dhënë lajmin se, vaksina e tyre parandalon me 90% infektimin te njerëzit, tashmë edhe Rusia ka pohuar se vaksina e saj është më efektive.
Sipas “Daily Mail”, Rusia ka deklaruar se, vaksina e saj mund të parandalojë me 92% mundësinë e infektimit dhe kjo do ta bënte atë më të mirë se vaksina “Phizer”. Në rezultatet e deri tanishme, kompania “Sputnik V” ka thënë se, nga 20 persona pozitivë me Covid-19 deri më tani 2 prej tyre kishin bërë vaksinën.
Ministri i Shëndetësisë i vendit, Mikhail Murashko, deklaroi sot rezultatet, pasi sipas tij, zbulimi i “Sputnik V”, është një zgjedhje efikase për të ndaluar përhapjen e Covid-19.
Ndërsa shkencëtarët perëndimorë, e kanë vënë në dyshim zbulimin e vaksinës ruse, pasi ka pasiguri të konsiderueshme, për shkak të numrit të vogël të prova. Sipas tyre bazuar në këto rezultate vaksina duhet të jetë 60% e efektshme.
Një studim i publikuar së fundmi thotë se, vaksina anti-Covid-19 e krijuar nga kompania ‘Pfizer’ me qendër në Nju York dhe ‘BioNTech’, mund të parandalojë që më shumë se 90% të njerëzve të preken nga Covid-19.
Pas publikimit të rezultateve zbuluesit e përshkruan atë si një ‘ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin.
Sipas mediave të huaja, vaksina është testuar tek 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur probleme apo efekte anësore.
/Burimi: Daily Mail/Përktheu: GazetaReforma.com/