Ditën e sotme në Shqipëri janë ndjerë dy tërmete, por epiqendra nuk ka qenë në vendin tonë, por në Maqedoninë e Veriut.
I pari ka rënë në orën 3.54 të mëngjesit, ndërsa i dyti ra në orën 15:25 të pasdites.
Deklarata e ministrisë:
Përshëndetje! Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, në orën 3.25 pm sot është regjistruar tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut. Kurse tërmeti i orës 3.54 am ka qenë 5.1 i shkallës rihter
/GazetaReforma.com/