Skip to content
Të Gjitha

Edi Reja eksperimenton ndaj Kosovës, publikohen formacionet zyrtare

· 1 min lexim

Pas pak minutash do të nisë ndeshja “vëllazërore” midis Shqipërisë dhe Kosovës në “Elbasan Arena” (16:00).

Edi Reja ka hedhur një formacion shumë eksperimentues, ku Ramen Ccepele, Doka dhe Hoxhallari janë titullarë në mbrojtje sëbashku me Ismajlin.

Mesfusha përbëhet nga Selahi, Lacci dhe Ramadani, teksa në sulm janë Balaj, Seferi dhe Uzuni.

Nga krahu tjetër Kosova ka hedhur ekipin më të mirë që ka në dispozicion.

SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selahi, Ramadani, Seferi, Uzuni, Balaj

KOSOVA: Muric, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi

/Iconstyle.al/GazetaReforma.com/