Edhe kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas miratimit të “Marrëveshjes së Prespës” nga ana e parlamentit grek.
Në Twitter, ku i drejtohet homologëve të tij Tsipras dhe Zaev, Rama iu shpreh respektin dhe urimet e tij për këtë marrëveshje siç e quan ai, historike.
“Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ishte e vështirë dhe do të prodhojë ende politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”-shkruan Rama ndër të tjera.