Skip to content
Aktualitet

“Marrëveshja e Prespës”/ Basha: “Drejt NATO-s tani!”

· 1 min lexim

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, ka reaguar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Në Twitter, Basha shkruan se kjo marrëveshje i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut.

Përshendes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit“, shkruan Basha.

Kujtojmë se marrëveshja për emrin “Maqedonia e Veriut’ u miratua me 153 vota pro e 146 kundër. Ndërkohë 8 deputetë të parlamentit i janë bashkuar SYRIZA-s me votë ‘pro’.

Diskutimet parlamentare nisën që në orën 09.00 për të përfunduar në orën 14.30 dhe më pas u zhvillua procesi i votimit.