Skip to content
Bota

Trump nuk ndalet: Ne do të fitojmë

· 1 min lexim

Më 4 nëntor 2020 SHBA kishte votime për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Gara ishte midis presidentit aktual Donald Trump dhe Joe Biden.

Ky i fundit është projektuar nga mediat amerikane për të qenë president i ardhshëm, por Trump është shprehur se ka pasur vjedhje votash dhe manipulime dhe nuk ka pranuar rezultatet në disa zona duke kërkuar rinumërim.

Situata është akoma e pa qartë me Trump që para 30 minutash ka postuar një status në “Facebook” ku shkruan “Ne do të fitojmë”.

Biden momentalish ka 279 mandate nga 270 që i duheshin për të fituar, ndërsa Trump ka 214 mandate.

Tre zona akoma nuk kanë shpallur rezultatet përfundimtare.

/IconStyle.al/GazetaReforma.com/