4 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Larushk.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete tip “Benz” dhe të plagosurit janë anëtarë të një familje.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihet identiteti i tyre si dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.