Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur ditën e sotme me akuza për kryeministrin Edi Rama.
Me anë të dy postimeve në pak minuta, Basha ka shkruar se Rama në këto 8 vite është marrë vetëm me propagandë.
Ndër të tjera kryedemokrati ka shkruar se Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë dhe se për faj të tij e kanë humbur jetën me qindra shqiptarë. Ai ka akuzuar kryeministrin se po fshihen nga institucionet shifrat reale të viktimave dhe të të infektuarve.
Basha ka publikuar raportin e OBSH, ku thuhet se 8% e familjeve shqiptare kanë rënë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore.
“Rama gënjen sepse nuk mori asnjë masë për t’u përballur me valën e dytë. Ai gënjen sepse edhe në kohë pandemie i çoi paratë e taksave të shqiptarëve për koncesione dhe tendera të miqve e tij. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve”, ka shkruar kreu i PD-së.
Rama premtoi shëndetësi falas për shqiptarët. Ai gënjeu. OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore. Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps,”, ka shkruar kryedemokrati./GazetaReforma.com/
Postimi i plotë:
Siç ka bërë këto 8 vjet, Rama merret vetëm me propagandë. Po të kishte shpenzuar 10% të kohës që kalon në instagram, për të bërë detyrën e kryeministrit, sot nuk do të ishim në këtë gjendje. Për faj të tij qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga covid dhe infeksionet po rriten përditë.
Rama nuk ka asnjë plan për të ndihmuar njerëzit. Spitalet, mjekët e infermierët janë të mbingarkuar dhe pacientët dergjen me orë të tëra në ambulanca.
Qeveria fsheh shifrat reale të viktimave dhe të të infektuarve. Numri i testimeve është më i ulëti në Europë, njerëzit presin me javë për përgjigjen dhe fatura e barnave dhe trajtimit është e papërballueshme.
Rama gënjen sepse nuk mori asnjë masë për t’u përballur me valën e dytë. Ai gënjen sepse edhe në kohë pandemie i çoi paratë e taksave të shqiptarëve për koncesione dhe tendera të miqve e tij. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve.
Së bashku kemi forcën për ta mposhtur këtë të keqe, dhe për të sjellë shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar.