Me disa rreshta informacion në mënyrë lakonike është përcjellë në Twitter takimi i Ambasadores Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama, sot pasdite. Vizita e Ambasadores nisi në orën 16:00 dhe përfundoi rreth orës 17:25, ku burime nga Ambasada e SHBA deklaruan se ka qenë në takim rutinë, por nuk thuhet gjë temën e biseduar.
Prania e Kim në kryeministri vjen psa takimit online të Minishengenit ku të pranishëm ishin Kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev, të cilët firmosëm memorandum bashkëpunimi për luftën ndaj COVID dhe marrëveshjen Shqipëri- Serbi për lëvizjen e qytetarëve në këto dy vende vetëm me letërnjoftim.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se tema e diskutimit ishte marrëdhënia mes dy vendeve, ShBA dhe Shqipëri si dhe forcimin e saj.
“Sot patëm një diskutim të shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Shqipërisë dhe për të diskutuar mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë në demokraci, siguri dhe ekonomi. Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!)”- shkruan ajo në Twitter.
/GazetaReforma.com/