Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak më parë në Fier, ku priten të zhvillohen negociatat me naftëtarët.
Pas 26 ditësh në grevë, gratë naftëtare ndërprenë ditën e sotme grevën e urisë pas dakordësisë për diskutime me kreun e qeverisë.
Ato u shprehën besimplotë për gjetjen e një zgjidhje.
Naftëtarët zhvilluan grevë urie për më shumë se një muaj për rrogat e prapambetura nga rafineria e naftës në Ballsh.