Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Remitancat/ Vetëm 33% hyri nga llogaritë bankare të individëve, pjesa tjetër…

18:18 09/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria vijon të jetë një shtet që mbahet nga paratë e emigrantëve, ose siç njihen ndryshe remitancat, edhe pse ato nga viti në vit kanë bërë një firo të madhe. Vitin e kaluar, individët në Shqipëri morën rreth 42 miliardë lekë ose rreth 340 milionë euro transferta nga jashtë në llogaritë e tyre bankare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, transfertat nga jashtë në llogaritë e individëve shqiptarë pësuan rënie për të pestin vit radhazi. Krahasuar me vitin 2018, rënia e vlerës së transfertave ishte 4.8%, ndërsa krahasuar me pesë vjet më parë, paratë që vijnë nga jashtë në llogaritë e individëve janë përgjysmuar.

Tendenca duket të jetë në rënie edhe gjatë këtij viti, kur në 6-mujorin e parë vlera e transfertave ndërkombëtare hyrëse për individët ishte rreth 19.5 miliardë lekë.

Pjesërisht, kjo tendencë ka ardhur nga efekti statistikor i kursit të këmbimit, ku euro është nënçmuar ndjeshëm ndaj lekut në pesë vitet e fundit.

Efekti i kursit dëshmohet tërthorazi edhe nga fakti që, në numër, transfertat hyrëse drejt llogarive të individëve kanë një tendencë të lehtë në rritje vit pas viti. Por, pavarësisht nga kjo, transfertat në rrugë bankare zënë një pjesë të vogël të flukseve hyrëse nga jashtë që përfitojnë familjet shqiptare.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se këto burime i sollën ekonomisë shqiptare rreth 1.03 miliardë eurove vitin e kaluar, 5% më shumë krahasuar me vitin 2018.

Në këtë shifër përfshihen transfertat personale të emigrantëve për familjet e tyre, por edhe të ardhurat nga puna sezonale, apo në distancë jashtë vendit. Duke kryqëzuar këto të dhëna me ato që raportojnë bankat për transfertat ndërkombëtare hyrëse, rezulton se në kanalet bankare hyn afërsisht një e treta e vlerës totale të remitancave që përfitojnë familjet shqiptare.

Shifrat dëshmojnë se transfertat e parave drejt Shqipërisë bëhen në pjesën më të madhe jashtë kanaleve bankare dhe shpesh në rrugë informale. Studimet kanë treguar se kjo lidhet me kulturën e dobët financiare të emigrantëve, por edhe me faktin që një pjesë e madhe e parave që dërgohen nga jashtë vijnë nga aktivitete informale ose edhe të jashtëligjshme.

Në fund të vitit 2018, në Portin e Durrësit u sekuestruan 3.4 milionë euro brenda një automjeti Toyota Yaris të dërguar në Shqipëri. Ky rast tregoi më së miri përmasat e jashtëzakonshme që ka futja e parave në vend përmes kanaleve informale dhe të jashtëligjshme.

Edhe 30 vjet pas ndryshimit të regjimit, remitancat ngelen një burim i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, sidomos për shtresat më të varfra të popullsisë. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë ka treguar se remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare.

Për familjet që marrin remitanca, ato përbëjnë rreth 90% të të ardhurave të tyre totale, çka dëshmon qartë një varësi pothuajse të plotë ekonomike prej tyre për rreth një të katërtën e familjeve.

Nëse përfshirja financiare është një problem për gjithë shoqërinë shqiptare, për segmentin e familjeve që marrin remitanca ky problem është edhe më i theksuar. Sipas vrojtimit, vetëm 7.5% e familjeve që marrin remitanca kanë një llogari bankare.

/Burimi: BSH; Monitor.al/ GazetaReforma.com/

Etiketa: bankareindividëllogariremitancat

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Maqedonia e Veriut/ 10 punonjës të personelit shëndetësor me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.