Komiteti i ekspertëve ka bërë me dije masat e reja në lidhje me Covid-19.
Kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli është shprehur se duke pasur parasysh rritjet e rasteve në vend do të merren masa të reja.
Komiteti ka propozuar që:
“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery”, tha prof. Rakacolli.
Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë.
“Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”.
Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.
/GazetaReforma.com/