Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Krujës, ku një 50-vjeçar mësohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Policia ka bërë me dije se shtetasi me iniciale A.G. ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor ka bërë me dije se po vijojnë hetimet edhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi paraprak i Policisë:
Më datë 09.11.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 4, Krujë, shtetasi A. G., 50 vjeç, i cili ishte në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./GazetaReforma.com/