Jo vetëm lëvizja e lirë e quajtur si “mini-Shengeni Ballkanik”, por duket se dhe pandemia e koronavirusit do të bëjë bashkë nesër krerët e shteve të rajonit.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Ana Bërnabiç, në prani të ministrave të Shëndetësisë të tre vendeve, do të zhvillojnë ditën e nesërme një takim online, raporton “Ora News”.
Takimi i planifikuar për sot por që është shtyrë për nesër ka në qendër të diskutimeve situatën me pandeminë në rajon dhe masat që do të merren.
Sipas asaj që raporton Agjencia Maqedonase e Lajmeve, në këtë takim do të nënshkruhet edhe një Memorandum Bashkëpunimi, i cili do të rregullojë marrëdhëniet me vendet në fjalë, në kushtet e krizës së shkaktuar nga Covid-19.
Ajo që bie në sy nga njoftimi, është mungesa e Kosovës në këtë takim.
Politikanët e lartë të Kosovës janë në Hagë, ku kanë nisur të dalin sot para gjykatës, të akuzuar për krime lufte.
/Burimi: Ora News/ GazetaReforma.com/