Ditën e sotme është parashikuar që të mbahet online,m konferenca e radhës për minishengenin Ballkanik.
Bëhet me dije se në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe ai Serbisë, Ana Brnabiç.
Sipas mediave serbe, thuhet se në këtë konferencë do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptim dhe Bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në luftën kundër covid-19.
Mes të tjerash thuhet se do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime (ID)./GazetaReforma.com/