Në vendin tonë numri i jetëve të humbura nga koronavirusi vijon të rritet çdo ditë e më shumë e bashkë me të dhe numri i të infektuarve.
Ditën e sotme ka humbur jetën nga Covid-19 ish- kampioni i mundjes dhe xhudo-s Shkëlqim Tropini 55-vjeç.Ai u dërgua dje me urgjencë në spitalin e Durrësit, por gjendja e tij u rëndua dhe nuk mundi dot të shpëtonte.
Troplini ishte njëri prej më të suksesshëm të Shqipërisë në vitet 1987-2003 duke u shpallur kampion i mundjes së lirë.Ai përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike të vitit 1996 në Atlanta të SHBA-së, kurse në 1995 u rendit mes 8 më të mirëve në kampionatin europian të mundjes.Troplini ishte aktiv edhe në pjesën e futbollit ku mbante rolin e zyrtarit në skuadrën e Erzenit.
Ndërkohë kujtojmë se ky vit ka qënë shumë i keq për sportin shqiptar, pasi ish-kampioni i boksit, Skënder Kurti ndërroi jetë nga COVID-19, ndërsa disa javë më parë trajneri i Flamurtarit në basketboll, Viron Toska ndërroi jetë po nga koronavirusi.