Kamala Harris, 56 vjeçe, ka lindur nga emigrantë në SHBA, babai i saj nga Xhamajka, mamaja nga India më 20 tetor, 1964 në Oakland, Kaliforni.
Diploma e saj nga Universiteti historik Black Hoëard në Uashington ishte vetëm zanafilla e një ngritje të ngadaltë që e çoi atë nga prokurore në dy mandate prokurore distrikti në San Francisko dhe më pas kryeprokurore të Kalifornisë në vitin 2010.
Më 2016 ajo u bë pjesë e Senatit , duke u bërë e dyta grua me ngjyrë senatore.
Harris me vendosmërinë e saj, buzëqeshjen dhe insistimin e saj ka inspiruar dhe vazhdon të inspirojë të gjithë brezat në vijim.
/GazetaReforma.com/