Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden tani ka një total prej 273 votash elektorale, nga 270 që i nevojiteshin për të marrë shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që kundërshtari i tij, Donald Trump ka marrë 214.
Gjatë gjithë fushatës së tij, Biden ka argumentuar se “shpirti i kombit” është në rrezik dhe ka premtuar se ai do të shërojë një vend të thyer nga presidenca e Trump. Presidenti i zgjedhur kryeson me mbi 4 milionë vota popullore.
Ai po ashtu kryeson edhe në disa shtete te tjera ku ernde nuk është shpallur fituesi: Xhorxhia (16 vota elektorale), Nevada (6 vota elektorale), Arizona (11 vota elektorale).
Ai do të marrë detyrën në janar, në pritje të vendimeve pas padive të paralajmëruar nga Trump.
Biden do të futen në historinë e SHBA-së ai presidenti më i vjetër, i cili mori këtë post në moshën 77-vjeçare. Para se të bëhej i kandidat për president i Demokratëve, Biden shërbeu si nënkryetar i ish Presidentin Barack Obama. Gjatë gjithë fushatës së tij, Biden ka argumentuar se “shpirti i kombit” është në rrezik dhe ka premtuar se ai do ta shërojë një vend të shkatërruar nga presidenca e Trump.
/GazetaReforma.com/