Skip to content
Bota

Çfarë po ndodh me Presidentin?/ BBC: A po e humbet Trump mbështetjen e medieve të Murdoch?

· 1 min lexim

Presidentin e 45-të të SHBA-ve Donald Trump, ashtu si anëtarët e partisë së tij, duket se po e lënë në “baltë” edhe një pjesë e mediave që e mbështesnin.

Manjati i medieve amerikane, Rupert Murdoch, dhe mediat e tij janë parë prej kohësh dhe konsideruar si “mbështetës të thekur” të Presidentit Donald Trump.

Por tani gjërat mund të kenë ndryshuar, raporton në një analizë të hollësishme “BBC”.

Mediat e tij, ‘Fox News’, ‘New York Post’ dhe ‘Wall Street Journal’, duket se po e përgatisin audiencën për humbjen e tij dhe po distancohen nga presidenti.

“Fox News” e zemëroi presidentin natën e zgjedhjeve kur shpalli se, Arizona është fituar nga demokrati Joe Biden. Që prej atëherë, ky rrjet është distancuar nga pretendimet e presidentit për manipulime zgjedhore.

Edhe gazeta e Murdoch, “Wall Street Journal” publikoi një koment me titull: “Fundi i lojës për presidentin”.

Kurse tabloidi “New York Post”, publikoi dy opinione ku supozohej se, Trump ndoshta do t’i humbasë zgjedhjet.

Ndërsa numërimi i votave po zvarritet, “Post” nuk i ka bërë jehonë të madhe deklaratave të Trump për manipulime zgjedhore.

/Burimi: BBC/Përshtati: GazetaReforma.com/