Inspektori maqedonas në Drejtorinë e gjashtë policore, Zoran Dinevski që sot është pranë daljes në pension, e kujton ende vizitën e presidentit të dorëhequr të Kosovës, Hashim Thaçi në kampin e refugjatëve Stenkovec në vitin 1999.
“Ishim 10-15 policë të angazhuar për sigurinë e Hashim Thaçit, kurse unë kisha detyrën që të qëndroj tekstualisht i ngjitur me trup për të. Kuptohet që edhe amerikanët merrnin pjesë prej distance. Kishte informacione se serbët dëshirojnë t’i bëjnë atentat. Ishte planifikuar që Thaçi të arrijë me helikopter, por për shkak të frikës se mund të ja rrëzojnë erdhi me veturë.
Për këtë kishin angazhuar agjentë të shërbimit sekret ushtarak serb, KOS. Siguria ishte ngritur në nivelin më të lartë. Kishim urdhër të gjuajmë për çdo lëvizje të dyshimtë. Mendoj se këtë e tregon edhe qëndrimi im që shihet në fotografi”, thotë Dinevski për Lajmpress.
“Në vizitë të refugjatëve në Stenkovec ishte edhe Ibrahim Rugova. Niveli i sigurisë për mbrojtjen e Rugovës ishte në nivel pak më të ulët se për Thaçin, por ajo që vërejta ishte se njerëzit në kamp Rugovën e pritën me më shumë simpati se Hashim Thaçin”, shton Dinevski./GazetaReforma.com/