Nga 15 tetori, me një akt normative u bë e detyrueshme mbajtja e maskës me detyrim jashtë ambientit të shtëpisë.
Ndërkohë që Policia po kap një mesatare rreth 500 gjobash në ditë për qytetarët pa maskë, ka shumë qytetarë nga ana tjetër që po tentojnë disa manovra për tiu shmangur gjobës.
Është rritur në mënyrë shqetësuese sipas konstatimeve nga mjekët, numri i qytetarëve që po kërkojnë me çdo kusht mënyra për ta justifikuar mosmbajtjen e maskës.
Bëhet me dije se janë shtuar në mënyrë të frikshme kërkesat te mjekët e familjes, për marrjen e një dokumenti që vërteton problemet me rrugët aspiratore, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar për të mbajtur maskën.
Mirëpo ky trend sjell shqetësime në terren, pasi një shmangie e tillë nga gjoba, bën “kërdinë” nga ana tjetër, pasi rriten shanset për të infektuar të tjerë apo që qytetarët të infektohen vetë me Covid-19./Iconstyle.al/