Kreu i Agrarëve, Agron Duka, aleat i PD-së, thotë se do ta pranonte një bashkëpunim Astrit Patozin ose Jozefna Topallin, nëse Lulzim Basha nuk plotëson kërkesat e tyre.
“Mund të jetë një nga opsionet patjetër, kjo nuk varet vetëm nga unë, ato janë negociata dhe negociatat do të thotë që duhet të marrin pjesë të dy palët, por nga ana ime natyrisht nëse nuk plotësohet ato pritshmëritë që ka Partia Agrare Ambientaliste, jo unë, mund të jetë një nga opsionet, mua më duhet një opsion shumë interesant”, tha Duka në një intervistë televizive.
Opozita e Bashkuar është më e favorizuar nëse del me një listë të përbashkët, tha Duka.
“Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur, sipas meje duhet patjetër brenda këtij muaji ose më shpejt të strukturohen të gjithë deputetët apo 12 kryetrarët e qarqeve dhe në të njëjtën kohë duhen mbyllë negociatat me aleatët”, deklaroi Duka.
Duka nuk përjashton edhe mundësinë e një koalicioni paszgjedhor PD-PS.
” Për një koalicion PD-PS kam vënë re shpesh që aludohet, madje Rama e thotë troç që votoni Bashën mos votoni Monikën e Ilirin, se me Bashën mund të qeveriset. Unë e lexoj kështu. Rasti i parë është diversion. Me të tilla diversione ai ka qenë i suksesshëm, te votuesit e PD, duke i lënë të nënkuptojë që Basha është i imi, kot lodheni të votoni për të, se do qeverisim bashjë Unë besoj që është kjo, (pra tentativa e Ramës për diversion), nuk besoj se është e dyta (koalicioni), por në politikë, kurrë mos thuaj kurrë”, tha Duka
/GazetaReforma.com/