Ministrja Elisa Spiropali ka lënë të kuptohet se qeveria po e konsideron një mbyllje të dytë të vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali i është përgjigjur shkurt disa prej pyetjeve të moderatorit Arjan Çani, i cili e ka pyetur se sa janë shanset që Shqipëria të futet në karantinë.
“Minimale janë shanset. Unë nuk thashë këtë në asnjë moment, do mundohemi ta mbajmë Shqipërinë hapur. Ka shance minimale thashë, por ne do mundohemi deri në fund që të mos e mbyllim vendin. Mirëpo, këtë e vendos Komiteti i Ekspertëve,”- tha Spiropali.