Para pak ditësh një sulm terrorist ndodhi në Vjenë ku një terrorist islamik, me origjinë shqiptare i identifikuar si Kujtim Fejzullai 20-vjeç vrau katër persona dhe plagosi rreth 24 të tjerë.
Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi disa persona të dyshuar, ndërkohë autori u qëllua me armë që natën e ngjarjes.Ndërkohë ministrja e Kulturës Susanne Raab dhe Ministri i Brendshëm Karl Nehammer njoftuan mbylljen e dy xhamive radikale këtë të premte.
Vrasësi i Vjenës ishte aktiv në dy institucione të tilla në kryeqytet dhe ka të ngjarë të jetë radikalizuar atje.Njëra prej tyre, e vendosur në Meidling, ishte subjekt i Komunitetit të Besimit Islam (IGGÖ).
Sipas mediave vendase, policia ka kryer një hetim në xhaminë “Meidling” në Vjenë, por nuk ka informacione se sa arrestime ka patur. Mbyllja e menjëhershme është në interes të sigurisë publike, siç shpjegoi Raab.
Ndërkohë përgjegjësinë për këtë sulm terrorist që tronditi gjithë botën e ka marrë ISIS, pasi Fejzullai kishte premtuar besnikëri ndaj Isis në një postim në Instagram disa orë para aktit terrorist ku humbi dhe vetë jetën e tij./Iconstyle.al/