Policia e shtetit në kuadër të Opercaionit Forca e Ligjit ka njoftuar se ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë ndaj 4 personave në qytetin e Korçës dhe Durrësit të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale.
Këta persona do të duhet tu përgjigjen me shkrim të gjithë pyetjeve në formularët e dërguar nga OFL brenda 48 orëve, më pas do i dërgohen Prokurorisë së Posacme për verifikime të mëtejshme.
Sipas OFL formulari u është dërguar:
Mario Tebexhiku, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Arben Shquti, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;
Ledio Çyçllari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
Emiljan Gjepali, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i OFL, 6 nëntor:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda,
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: M. T., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; A. Sh., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë; L. Ç., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; E. Gj., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.