Gratë naftëtare të Ballshit, kanë hyrë sot në ditën e 23-të të grevës së tyre të urisë, pasi kërkojnë të drejtat e tyre në pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.
Mësohet se gjendja e naftëtareve është shumë e rënduar, por edhe pse në një situatë të rënduar shëndetësore, ato janë shprehur se do të qëndrojnë deri sa të marrin pagat pasi nuk kanë zgjidhje tjetër, edhe pse kanë marrë mesazhe kërcënuese për ta lënë atë.
Ndërkohë ditën e sotme, një naftëtare një shprehur se zonjat e parlamentit duhet të reagojnë pasi nëna është e shenjtë se krijon familje, por ajo nuk është e zonja ta mbajë. Më tej ajo ka kërkuar zgjidhja sa më parë nga kryyeministri Rama pasi kanë frikë se do të vetëfliojhen në grevë.
“Gjendja ka qenë shumë e keqe mbrëmë. Kam qenë shumë sëmurë nga zemra. Më jepnin kurajo shoqet, dhe thoja a do gdhihem të shoh vajzat e mia që kam 23 ditë, për çfarë ika nga familja, për bukën e gojës. Zonjat e parlamentit duhet të reagojë, Nëna është e shenjtë se krijon familje, po unë s’jam e zonja ta mbaj. Kërkojmë zgjidhje nga kryeministri një sahat e më parë. Mos ndodhë ndonjë tragjedi këtu tek ne, që mendonim si do vetëflijohemi mbrëmë. Për bukën e gojës jemi këtu. Kam 23 ditë nuk e di, hanë, pinë, shkojnë në shkollë vajzat e mia. Nuk e di çfarë bëjnë. Zoti më ndihmoftë të shkoj ek vajzat, të kthehem në shtëpi, se jam shumë sëmurë nga zemra.”- tha naftëtarja.