Si e do peshkun udhëheqja? Tenderi i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Shtëpisë së Pushimeve Durrës bën fjalë për blerjen e 2520 kilogram peshk. Duhet për ushqimin e atyre “lart”, krerëve të shtetit.
Peshku sipas njoftimit duhet të jetë i denjë për ta konsumuar udhëheqja e shtetit.
duhet të jetë i freskët, i cilësisë së parë, me aromën e algave detare, pamja e jashtme e shndritshme dhe me ngjyra të gjalla, syri konvesk dhe transparent dhe velëzat me ngjyrë të kuqe të plota.
Sipas një dokumenti, Shtëpia e Pushimit Durrës, ka bërë një tender për “blerje peshk” me fond limit 1.3 milionë lekë të reja. Kjo shtëpi ka kërkuar të blejë 2520 kilogramë peshk dhe fruta deti. Ka kërkuar disa lloje peshku, kocë, levrek, karkalec, merluc, kallamarë, sepje. Peshku të jetë i freskët, i cilësisë së parë, me aromën e algave detare. Pamja e jashtme e shndritshme dhe me ngjyra të gjalla të peshkut të freskët. Syri konvesk dhe transparent, ndërsa velzat me ngjyrë të kuqe të plota.
Ndërkohë, sipas një tjetër dokumenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka blerë disa enë kuzhine vetëm për peshkun. Këto shtëpi, ku pushojnë krerët e shtetit, kanë gërshërë për pastrim peshku, pinceta për halat e peshkut, thikë për fileto e rosto mishi, thikë për fileto salmoni.
Transporti i peshkut duhet të kryhet nga ana e operatorit fitues me mjete frigoriferike të pajisura me leje higjieno-sanitare deri në destinacionin përfundimtar, Shtëpinë e Pushimit në Durrës.
Pra, duhet që peshku të jetë i përzgjedhur në mënyrë që të konsumohet nga zyrtarët shqiptarë.
/GazetaReforma.com/