Një aksident I rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku një makinë ka përplasur një 65-vjeçar.
Sipas policisë bëhet me dije se fatmirëisht ai nuk ka rrezik për jetë.
Personi që e ka përplasur ndodhet në vendngjarje.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 05.11.2020, rreth orës 15:15, tek kryqëzimi i Vorrit të Bomit, mjeti me drejtues shtetasin I.G., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E.B., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.