Skip to content
Të Gjitha

“Me shpatulla pas murit”/ Senati i kërkon dorëheqjen Mynyr Konit

· 2 min lexim

Sot mes rektorit të UT, Mynyr Koni dhe senatit akademik, është zhvilluar një mbledhje me kërkesë të studentëve të Universitetit të Tiranës të cilëve nuk po ju mundësohet vazhdimi normal i mësimit pasi një grup studentësh kanë uzurpuar ambientet e disa fakulteteve.

Gjatë takimit senati ka vënë “me shpatulla pas murit’ rektorin Koni, duke i përplasur në sy faktin se është në shkelje agrante të ligjit.

Senati ka shkuar edhe më tej, ku duke mos toleruar shkeljen që po i bën ligjit Koni, ka kërkuar dorëheqjen e tij që t’i hapet rrugë vazhdimit normal të mësimit.

Kujtojmë se më herët studentët e fakulteteve, pas plotësimit të kërkesave të tyre nga qeveria, kanë kërkuar nga Koni me shkresë zyrtare por edhe me anë të preononcimeve në media, që të zhbllokojë ambjentet e uzurpuara nga një grup personash politik, pasi humbja e orëve të mësimit po çon në djegien e vitit akademik, që do të kishte një kosto shumë të lartë për familjet e të gjithë studentëve.

Por, të gjitha kërkesat e studentëve kanë rënë në vesh të shurdhër, duke e bërë rektorin Koni pjesë të një plani ogurzi për djegien e vitit akademik për të gjithë studentët e UT-së.