Që prej votimit të djeshëm, në SHBA është duke ndodhur si rrallë herë më parë një garë e fortë “kokë për kokë” për President mes Joe Biden dhe Donald Trump, si cili do ta udhëheqë SHBA-në në 4 vitet e ardhshme.
Kujtojmë se sipas numërimit në kohë reale të votave në të gjitha shtetet, deri më tani Trump ka fituar 213 vota elektorale në Kongres, ndërsa Joe Biden ka fituar 238 vota elektorale.
Edhe pse i janë konfirmuar 213 vota, duket se presidenti aktual Trump është në avantazh ndaj demokratit, pasi po kryeson listat në shtetet vendimtare ku po numërohen votat.
Trumpit i nevojiten 270 mandate në Kongres, që të fitojë edhe mandatin e dytë si president. Për të bërë këto numra, atij i duhet të fitojë zgjedhjet në North Carolina, Michigan, Pennsylvani dhe Georgia. Në të gjitha këto shtete Trump është drejt konfirmimit të fitores, pasi është në avantazh ndaj rivalit të tij Joe Biden.
Ndër shtetet më të rëndësishme, që mund të bëjë dallimin, është Pennsylvania, e cila do t’i japë kandidatit fitues 20 mandate.
Deri më tani në Pennsylvani janë raportuar 64% e votave, ndërsa kryeson Trump me 55.8% të votave.
Pra në katër shtete kryesore dhe vendimtare, të cilat përmbajnë mjaft vota të rëndësishme për përcaktimin e fituesit përfundimtar, janë: Pennsylvania me 20 mandate, North Carolina 15 mandate, Michigani ka 16 mandate, si dhe Georgia 16 mandate.
Të gjitha këto shtete të pakonfirmuara ende do t’i jepnin Trumpit 67 mandate dhe së bashku me 213 votat e konfirmuara ai do të fitonte bindshëm zgjedhjet për President me 280 mandate.
Po ashtu votat janë në proces numërimi edhe në tre shtete të tjera si Wisconsin me 10 mandate përfshirëse, Alaska me 4 mandate dhe Nevada, por këto shtete kanë më pak mandate se Pennsylvania me 20 mandate, North Carolina 15 mandate, Michigani ka 16 mandate, si dhe Georgia 16 mandate që janë vendimtare./ GazetaReforma.com/