Policia e Shtetit ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë gjobitur 468 qytetarë për mos vënien e maskave.
Vihet re që ka pasur një rënie sa i përket numrit të gjobave duke e krahasur me ditët e tjera të cilat kanë qenë mbi 600 gjoba në ditë.
Njoftimi:
Policia e Shtetit
Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative, 468 qytetarë, për mosvendosje të maskës mbrojtëse.
Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.