Një makinë policie ka përplasur ditën e sotme një motorist i cili bëhet me dije se është në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndërkohë ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 01.11.2020, rreth orës 18:55, në Kombinat, mjeti i policisë me drejtues shtetasin E.Gj, është përfshirë në një përplasje me mjetin motorr me drejtues A.K., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/GazetaReforma.com/